Karta e shëndetit oral

Karta e shëndetit oral është një instrument edukativ për pacientin për ta afruar atë me shëndetin oral dhe kështu ai prezantohet me misteret e gojës së tij. Nga një pastrim i thellë i pllakave bakteriale pacientit i zbulohen të gjitha karieset dhe njihet me emergjencat e atyre dhëmbëve që duhen shpëtuar në kohë.

Karta e shëndetit oral ka një hashtag shumë të rëndësishëm për sezonin e ri 2025-2026 si #dhëmbë pa drama, pasi në sektorin dentar në Shqipëri po ndodhin episode dramatike dhe me ngarkesa emocionale tek pacientët duke humbur para kur nuk kanë një shëndet oral të rekuperuar nga trupa mjekësore; Pacientëve iu hiqen dhëmbë të shëndetshëm, shpenzojnë buxhete të konsiderueshme për trajtime të thjeshta dentare që nuk janë shumë impenjative për vetë mjekët; Iu vishen dhëmbë me kurora në faza të parakohshme protetike; Përjetojnë dhimbje të forta, sepse mjeku ka harruar që të kryejë seanca parapërgatitore duke i shpjeguar pacientit se çfarë do të ndodhi dhe përse do të kryhet kjo procedure dentare.

Klinika Slow Dentistry Albania Clinic rikthen në vëmëndje për tregun vëndas dhe për tregjet ndërkombetare kartën e shëndetit oral që do të shërbejë si ora e kurdisur me zile për çdo pacient që ta dëshirojë mirëqënien e dhëmbëve të tij, të kujdeset për funksionalitetin dhe estetikën.

Klinika jonë përmes kësaj pakete dentare gjithëpërfshirëse për të gjitha grupmoshat dhe sëmundjet bashkëshoqëruese, zgjon ndërgjegjen profesionale të çdo dentisti. Përcaktimi i diagnozës orale si dhe kryeja e disa trajtimeve dentare bazike pa kosto financiare për pacientët, është një rikujtesë e betimit të hipokratit dhe promotore e sëmundshmërisë orale.

Slow Dentistry Albania Clinic mbështetet tek parimi se dentisti diagnostikon, parandalon dhe kuron.