Për çfarë shërbejnë?
Maskerinat transparente ortodontike janë gjithnjë e më të përdorura nga stomatologët, veçanërisht për efikasitetin e tyre, komfortin dhe estetikën. Gjithnjë e më të përdorura për teknologjinë që i karakterizon, ato janë një instrument që ndihmojnë ortodontin në një suport teknologjik aktual, por sidomos efikas.

Cili është avantazhi i tyre në krahasimet me aparatet?
- Aparatet fikse ortodontike mund të lehtësojnë grumbullimin e pllakës dhe të dëmtojnë shëndetin e gingivave sepse ngjitjet, llastiqet dhe lidhjet pengojnë larjen me furçë dhe reduktojnë pastrimin natyral nga pështyma. Nëse pacientët nuk arrijnë të mbajnë një higjienë të mirë orale, pllaka e grumbulluar mund të shkaktojë deminiralizimin e smaltit dhe gingivitin.
- Ndërsa, maskerinat transparente mund të hiqen nga goja për të larë dhëmbët më mirë dhe për të kryer teknikat e profilaksisë, si edhe lidhen me një risk të reduktuar për zhvillimin e kariesit dhe gingivitit.