Ndikimi kryesor në estetikë e kanë dhëmbët artificial, veçanërisht dhëmbët anteriorë, dhe mënyra e rreshtimit të tyre, në harmoni me fytyrën e formacione të ndryshme anatomikë. Dhëmbët artificialë zgjidhen në klinikë pasi është përcaktuar kafshimi i duhur.
Si funksionon?
Zgjedhja e dhëmbëve bëhet nga mjeku në bashkëpunim me laborantin dhe me vetë pacientin. Prioriteti ynë është të bëjmë zgjedhjen më të përshtatshme për pacientin ku estetika bashkohet me funksionalitetin e e dhëmbëve të tij.
Proteza të pjesshme/parciale

Nëse ju mungojnë një ose më shumë dhëmbë natyral, ofrojmë protezat e pjesshme të krijuara për të mbushur boshllëqet, duke rikthyer estetikën dhe funksionalitetin e gojës së pacientit.
Proteza All-on-4
Teknika e ALL ON 4 është një metodë që aplikohet në formën e një proteze fikse mbështetur mbi 4 implante të pozicionuara në bazë të nivelit kockor të pacientit. Këto lloj protezash sigurojnë një suport estetik të buzës dhe një të folur optimal, pa kompromentuar higjenën orale, të jetë e thjeshtë në mirëmbajtje. Ja përse janë nënvizuar protokollet për vendosjen e menjëhershme për të arritur një funksionalitet të menjëhershëm te pacientët edentulë. Një nga këto metodika All-on-4, synon ndërmjet të tjerash minimizimin e invazionit kirurgjikal dhe është karakterizuar nga një rehabilitim i harkadës së plotë me të paktën katër implante.