Ka kohë që endodontët e mbarojnë trajtimin e pacientëve brënda një seance. Para disa kohëve, 86% e drejtuesve të programeve endodontike pasuniversitare, kur u pyetën, raportuan se trajtimi jokirurgjikal me një seancë ishte pjesë e programit të tyre.
Cilat janë avantazhet e terapisë dentale brënda një seance trajtimi për pacientin?
- Familjarizimi i menjëhershëm me anatominë e brëndshme, formën e kanalit të dhëmbit etj.
- Asnjë rrezik të mikrorrjedhjeve bakteriale, sepse kurora do të izolohet plotësisht dhe jo përkohësisht.
- Reduktimi i kohës klinike.
- Komoditet për pacientin, pasi nuk nevojiten takime të tjera shtesë.
- Reduktim kosto për klinikën.
Cilat janë disavantazhet perceptuese?
- Hyrja për në pjesën apikale të kanalit është e vështirë, në rast se ndodh përkeqësim i inflamacionit ekzistues ose shfaqet inflamacion.
- Lodhja e dentistit në një seancë të zgjatur trajtimi.
- Lodhja e pacientit dhe bezdisja e tij në një seancë të zgjatur trajtimi.
Çfarë e ka frenuar kryerjen e terapisë endodontike me një seancë tek klinika jonë?
Klinika jonë Slow Dentistry ndjek filozofinë e ngadalsimit të stomatologjisë me një ritëm kohor më normal për pacientin, pasi shqetësimi ynë është gjithmonë i përqëndruar rreth dhimbjes postoperatore apo dështimit. Për këtë arsye ne zgjedhim 2-3 seanca sipas plan diagnozës së pacientit.