Terapi endodontike

Ka kohë që endodontët e mbarojnë trajtimin e pacientëve brënda një seance. Para disa kohëve, 86% e drejtuesve të programeve endodontike pasuniversitare, kur u pyetën, raportuan se trajtimi jokirurgjikal me një seancë ishte pjesë e programit të tyre.

Cilat janë avantazhet e terapisë dentale brënda një seance trajtimi për pacientin?

  1. Familjarizimi i menjëhershëm me anatominë e brëndshme, formën e kanalit të dhëmbit etj.
  2. Asnjë rrezik të mikrorrjedhjeve bakteriale, sepse kurora do të izolohet plotësisht dhe jo përkohësisht.
  3. Reduktimi i kohës klinike.
  4. Komoditet për pacientin, pasi nuk nevojiten takime të tjera shtesë.
  5. Reduktim kosto për klinikën.

Cilat janë disavantazhet perceptuese?

  1. Hyrja për në pjesën apikale të kanalit është e vështirë, në rast se ndodh përkeqësim i inflamacionit ekzistues ose shfaqet inflamacion.
  2. Lodhja e dentistit në një seancë të zgjatur trajtimi.
  3. Lodhja e pacientit dhe bezdisja e tij në një seancë të zgjatur trajtimi.

Çfarë e ka frenuar kryerjen e terapisë endodontike me një seancë tek klinika jonë?

Klinika jonë Slow Dentistry ndjek filozofinë e ngadalsimit të stomatologjisë me një ritëm kohor më normal për pacientin, pasi shqetësimi ynë është gjithmonë i përqëndruar rreth dhimbjes postoperatore apo dështimit. Për këtë arsye ne zgjedhim 2-3 seanca sipas plan diagnozës së pacientit.

Rezervoni një konsultë falas